Hajdutët grabisin shtëpinë e Vaçe Zelës
Shtëpia e këngëtares së madhe shqiptare Vaçe Zela, ka rënë pre e grabitësve.
Ngjarja ka ndodhur fundjavën që lamë pas, ndërsa autorët kanë marrë disa sende me vlerë e bizhuteri.
Në shtëpinë e këngëtares së ndjerë nuk jetonte njeri dhe ishte motra e Zelës e cila kujdesej për banesën.
Në fundjavë ajo ka shkuar për të parë shtëpinë, atje dhe ku ka konstatuar se banesa është vjedhur.
“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, – ka thënë motra e këngëtares, siç përcolli gazetasi.
Kujtojmë se këngëtarja e madhe shqiptare ndërroi jetë në vitin 2014 në moshën 75 vjeçare. Prej kohësh Vaçe Zela jetonte në Bazel të Zvicrës.