Humbi jetën në aksident! Mjekët përkulen para trupit të vajzës, zemra e saj i shpëtoi jetën të riut
Mjekët në repartin e kirurgjisë kardiake në Maqedoninë e Veriut (Shkup), janë përkulur në shenjë nderimi përpara trupit të pajetë të një vajze, e cila ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.
Familjarët e vajzës vendosën të dhurojnë organet e të bijës, me shpresën se jetë të tjera do të shpëtohen. Dhe ashtu ka ndodhur, mjekët kanë bërë të mundur transplantin e zemrës të vajzës, tek një 22 vjeçar.
Pas kryerjes së transplantit të suksesshëm, grupi i mjekëve është përkulur në nderim përpara trupit të vajzës, që bëri të mundur shpëtimin e një jete.
Lajmin e ka përcjellë Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, i cili shkroi këtë mesazh.
“Një foto historike. Doktorët i falen trupit të një vajze, familja e të cilës vendosi të falë organet e saj. Jeta e saj humbi tragjikisht, por zemra e saj shpëtoi jetën e një tjetër të riu. Nuk ka fjalë për të shprehur falenderimin përkundrejt familjes. Nuk ka fjalë për të përshkruar altruizmin dhe rëndësinë e aktit të dhurimit të organeve. Është definicion i humanizmit, të vendosësh për dhurim organesh në momentet më të thella të pikëllimit”
Fatmirësisht, 22 vjeçari tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po jam I lumtur. Djali është mirë e vizitova. Së pari falënderoj familjen e donatores që ia dhuruan zemrën djalit tim, falënderoj edhe personelin mjekësor që bëri transplantimin dhe ministrin”-tha babai i të riut, në një prononcim për median.