“A ke fëmijë në makinë?” Kalimtarët ndihmojnë çiftin e lënduar në aksident

 “A ke fëmijë në makinë?” Kalimtarët ndihmojnë çiftin e lënduar në aksident

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy të rinj, një vajzë e një djalë. Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në një kanal në afërsi të fshatit Greth (njësia administrative Kryevidh). Makina është përmbysur dhe ka rënë brenda kanalit vaditës.

Fatmirësisht dy të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar një sërë kalimtarësh e banorë të zonës për të ndihmuar. Kanë qenë këta të fundit që kanë nxjerrë nga makina dy të rinjtë e lënduar, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e ambulanca.

 Në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga abcnews, një prej qytetarëve që po ndihmon dy të rinjtë, pyet vajzën nëse kanë fëmijë brenda në makinë që të mund të kontrollojnë automjetin. Dy të rinjtë udhëtonin vetëm në automjet.