I pëson defekt parashuta, momentet kur i riu zbret në fushën e futbollit

 I pëson defekt parashuta, momentet kur i riu zbret në fushën e futbollit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Poloni, ku një parashutist përdori fushën gjatë një ndeshje futbolli, si vendin e tij të zbritjes.

Parashutisti u hodh nga një lartësi e konsiderueshme dhe filmoi gjithçka përmes një kamere të vendosur në kokoren e tij. Gjatë zbritjes, parashuta e tij keqfunksionoi dhe ai u detyrua të përdorë parashutën shtesë. Në këto kushte, i riu duhej të gjente një vend tjetër për të zbritur në tokë. Pa që afër tij kishte një fushë futbolli dhe iu drejtua asaj për të zbritur, ndërsa aty po zhvillohej një ndeshje.

I riu nis të bërtasë që futbollistët të largohen dhe arrin të zbresë pa u dëmtuar vetë apo të tjerët. Madje arbitri, në shenjë humori i vendosi dhe një karton të verdhë.