“Ai është si gonxhe trëndafili, gjynah të shkojë në dheun e zi” Fjalët e gjyshes së Deanit të rrëqethin

 “Ai është si gonxhe trëndafili, gjynah të shkojë në dheun e zi” Fjalët e gjyshes së Deanit të rrëqethin

E kush mund të gjejë fjalë më me peshë, sesa kjo grua në moshë që e ka kaluar jetën me dhimbje zemre për të bijën dhe prej 9 vitesh me radhë, për nipin e saj.

Për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, gjyshja e Deanit tregoi sesi thuajse e gjithë jeta e të bijës ka qenë një ëndërr e gjatë në errësirë. Një e zezë ku domosdo është përfshirë dhe trupi i plogësht i kësaj gruaje, që sytë e shpresat i mban lart për shpëtimin e nipit të saj.

Gjyshja: Shumë shumë vuajtje, tërë jetën me vuajtje… vrer tërë jetën. Asnjë gëzim s’kam parë, në spital tërë kohën. Ai fëmijët të gjithë jetën në spital, njëherë nuk i qeshi buza. Eva ka vuajtur vetë nga veshka. Ashtu siç vuajti ajo, ashtu pësoi dhe djali. Jeta i ka vajtur keq. Nuk i ka gëzuar fëmijët, se ka ndenjur tërë jetën në spital.

Lutja e gjyshe Hënës shkon për shqiptarët, për ndihmë, që Deanit t’i rikthehet jeta, të mos shuhet.

Nënë Hëna: Deanin nuk e shikojmë dot… është në pikën e fundit. Duhet ta ndimojë Zoti. Vetëm të mos ma humbasim Deanin se do të na lërë një plagë tepër të rëndë. Ju lutemi shumë shqiptarëve të na ndihmojnë, t’i shpëtojmë jetën Deanit. Është si një fëmijë, si ajo gonxhja e trëndafilit, gjynah që ai të vejë në atë dheun e zi