Akti heroik i 37 vjeçarit, arrin të shpëtojë 3 vjeçaren nga rënia prej lartësisë

 Akti heroik i 37 vjeçarit, arrin të shpëtojë 3 vjeçaren nga rënia prej lartësisë

Një i ri i guximshëm arriti t’i shpëtojë jetën një vajze 3 vjeçare, e cila kishte arritur të dilte në dritaren e shtëpisë së saj në katin e 9-të. I riu po shkonte në punë me një mik të tij, kur pa një grup të madh njerëzish që shihnin lart. Kur pa vajzën që po varej nga dritarja, 37 vjeçari vendosi të shkojë për të ndihmuar

Video e momentit heroik u regjistrua nga banorët e zonës atje. Pamjet u bënë virale në rrjet.

Ngjarja ka ndodhur më 11 maj të këtij viti në Kazakistan dhe emri i të riut që i shpëtoi jetën 3 vjeçares është Sabit Shontakbajev. Siç raportuan media e huaj, prindërit ishin larguar për pak momente nga shtëpia në çastin kur fëmija kishte arritur të kapërcente në dritare duke përdorur disa jastëkë.

Autoritetet atje i dhanë një medalje nderi 37 vjeçarit për aktin e tij heroik dhe treguan se kur ekipi i shpëtimit mbërriti atje, i riu e kishte shpëtuar tashmë vajzën.