Piloti humbi ndjenjat, çasti kur pasagjeri  arrin të ulë avionin… në shtëpi e priste e shoqja shtatzënë

 Piloti humbi ndjenjat, çasti kur pasagjeri  arrin të ulë avionin… në shtëpi e priste e shoqja shtatzënë

“Ose duhej të kontrolloja situatën ose do të vdisnim të gjithë. Unë nuk ia kisha idenë se ku isha. Piloti ishte pa ndjenja. Kapa timonin e avionit dhe ngadalë nisa të lëviz, avioni ishte në pikiatë. Nga dritarja pashë që kishte ujë e ne po shkonim shpejt drejt detit. Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte vajza që po pres unë e time shoqe”

Kështu tregoi Darren Harrison në një intervistë për Today, kur kuptoi se piloti i avionit ku ai dhe një tjetër pasagjer udhëtonin, kishte humbur ndjenjat ndërsa avioni po binte në pikiatë. Darren, i cili po pret lindjen e vajzës së tij, mori nën kontroll avionin e vogël dhe mrekullisht, pa asnjë eksperiencë, arriti ta ulë avionin duke shpëtuar jetë. Së fundmi, media amerikane ka publikuar momentet kur Darren arrin të ulë avionin, thuajse në mënyrë perfekte… në ndihmë të të riut erdhi një kontrollor trafiku i cili i shpjegoi në detaje dhe asistoi Darrenin në uljen e avionit. Piloti shkoi me urgjencë në spital pasi kishte pësuar një goditje në zemër.

Këto janë momentet kur ky i fundit ul avionin në pistë, ndërsa në videon tjetër, intervista e tij për median amerikane