Po kthehej nga puna me të shoqin, 43 vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali

 Po kthehej nga puna me të shoqin, 43 vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali

Një nënë humbi jetën. Kështu shkruan media italiane në lidhje me një aksident tragjik të ndodhur në Pozzalo, atje ku ndërroi jetë një 43 vjeçare shqiptare. Gruaja së bashku me të shoqin po udhëtonin në makinën e tyre të tipit “Fiat Multipla”, kur për arsye ende të paqarta, janë përplasur me murin rrethues të një banese private.

Ekipet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht për 43 vjeçaren nuk kishte patur diçka për të bërë. Ajo kishte humbur jetën.

Ndërkohë i shoqi kishte marrë dëme të shumta (politrauma) dhe u dërgua në spitalin më të afërt. Burrë e grua po riktheheshin në shtëpi, pas ditës së punës. Media italiane nuk ka bërë të ditur identitetin e të ndjerës dhe të shoqit të saj.