Akti heroik i policit, shpëton nga flakët 3 vjeçarin… zjarrin në banesë e kishte vënë babai i fëmijës

 Akti heroik i policit, shpëton nga flakët 3 vjeçarin… zjarrin në banesë e kishte vënë babai i fëmijës

Sapo kishte përfunduar turnin dhe po bëhej gati për të udhëtuar në shtëpi. Papritur në radio lajmërohet për zjarr në një banesë dy katëshe, ku dyshohej të kishte dhe fëmijë të vegjël.

Oficeri Taljer Dajson niset me shpejtësi. Nddhej pranë vendit të ngjarjes dhe kur mbërriti, pa një godinë dykatëshe e cila ishte tërësisht nën pushtetin e flakëve.

“Duhet ta shpëtoj këtë fëmijë me çdo kusht”-tha me vete, ndërsa një grua (nëna e fëmijës) po bërtiste se i biri kishte mbetur në katin e dytë.

“Hyra brenda. Kur u ngjita lart shihje vetëm tym të zi.”-kujton oficeri i cili ende nuk i ka dy vite eksperiencë në punë si polic.

Fatmirësisht oficeri gjeti fëmijën, një djalë veçse tre vjeçar.

“Frymëmarrja e tij ishte rënduar, po rënkonte dhe reagimi i tij ishte shumë i pakët. Mendoj se qesh i bekuar, pasi tani ai vogëlush është mirë”-tregoi oficeri 24 vjeçar.

Fëmija u dërgua në spital, ndërsa me ardhjen e zjarrfikësve nisën dhe hetimet për zjarrin. Siç rezultoi më vonë, zjarrin e kishte vënë një 43 vjeçar, babai i fëmijës që u shpëtua nga tre vjeçari. Ky i fundit ishte dënuar disa herë më parë. Media amerikane nuk shpjegon arsyen e zjarrvënies.

Shiko këtu videon.