Akti human i një mjeku nga Kosova

 Akti human i një mjeku nga Kosova

“Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”

Kjo është thirrja që ka bërë në formë të shkruar pas makinës së tij, mjeku Armend Rexhepi.

Poshtë thirrjes për të ndihmuar njerëzit në nevojë, mjeku ka vendosur dhe numrin e tij të telefonit. Armendi jeton në Viti dhe i tregoi Klan Kosovës se aktin ka vendosur ta bëjë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Tashmë muaji i madhëruar ka përfunduar për këtë vit, por jo dëshira e këtij mjeku për të ndihmuar shqiptarët në nevojë.

“Në fillim të muajit të Ramazanit e vendosa e besoj se deri sa të kem frymën e fundit nuk do ta largoj, do t’u shërbej qytetarëve që nuk kanë mundësi.

Kam patur konsulta, por edhe shumë qytetarë më kanë marrë për të më falenderuar që po e shpreh këtë vullnet.

Një rast më ka ndodhur tek liqeni i Badovcit, ku një plak aty ka qenë me hipertension. I kam dhënë terapinë dhe kam pritur rreth një orë derisa i është stabilizuar gjendja.“-tregoi mjeku.