“Babai nuk hante bukë para se ta ushqente” Prekëse, qeni nuk ikën nga varri i të moshuarit

 “Babai nuk hante bukë para se ta ushqente” Prekëse, qeni nuk ikën nga varri i të moshuarit

11 vite më parë, Omer Guven e kishte gjetur në rrugë. E kishte marrë në shtëpi për ta ushqyer, e që prej asaj kohe kishin krijuar një lidhje të fortë.

Por në fund të muajit tetor, Omeri ndërroi jetë. Ishte 92 vjeçar dhe iku nga kjo botë për shkaqe natyrore, të moshës.

Qeni i quajtur Fero u mor nga familjarët në ditën e varrimit të të moshuarit. Dhe që prej asaj dite e gjen përditë tek varri i të moshuarit. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e medias turke dhe prekur mijëra zemra.

Nusja e djalit të të moshuarit, foli për median vendase, duke treguar se Omeri kurrë nuk hante para se të ushqente qenin, me të cilin kishte krijuar një lidhje të fortë.

“Babai dhe qeni kishin një lidhje të fortë. Gjatë muajve të dimrit babai nuk qëndronte në fshat, largohej për tre muaj për të shkuar në qytet. Nuk e di, mbase e nuhaste, por qeni e dinte ditën se kur Omeri vinte. Siç e shikoni përkushtimi i qenit vijon edhe sot… babai nuk hante bukë para se t’i jepte ushqim qenit”