Në prani të tre vajzave të mitura, 38 vjeçari bën për spital të shoqen në Levan

 Në prani të tre vajzave të mitura, 38 vjeçari bën për spital të shoqen në Levan

Një 38 vjeçar ka rrahur në mënyrë barbare të shoqern, e cila përfundoi në spital për shkak të plagëve që mori.

38 vjeçari ka dhunuar të shoqen në sy të tre vajzave të tyre të mitura, 11, 9 e 5 vjeçe. Ndërkohë vetë e dhunuara deklaroi se i shoqi e ka qëlluar vetëm me pëllëmbë, pavarësisht se ajo ka patur shenja në trup.

Media ka pyetur fqinjët e çiftit, të cilët kanë thënë se 38 vjeçari ka tentuar ta godasë me sëpatë të shoqen dhe se kjo nuk ka qenë hera e parë që gruaja është rrahur nga i shoqi. Po sipas fqinjëve, 38 vjeçari rrinte me sëpatë në dorë dhe pinte shumë alkool.

Policia e vuri në pranga të riun, banues në Levan të Fierit dhe njoftoi se gruaja pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar për në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”, njofton policia.