Babai qan të birin 16 vjeç… e vërteta e fotos që përloti botën

 Babai qan të birin 16 vjeç… e vërteta  e fotos që përloti botën

Kirurgët lënë dhomën e operimit. Në sy nuk shohin askënd. Një prej mjekëve duket i përhumbur.

Jashtë derës pret një burrë në të 50-tat i quajturSerhi. Kur sheh mjekët të dalin nga dhoma ai vë duart në kokë.

Lotët shkojnë rrëke. Serhi hyn në atë dhomë dhe gjen të birin e tij 16 vjeçar, mbuluar me çarçarf të bardhë.

Çarçafët janë mbushur në njolla gjaku. Serhi ulet pranë kokës së të birit. 16 vjeçari ka ndërruar jetë. Babai shpërthen në lot dhe dridhet nga vuajtjet.

AP Photo/Evgeniy Maloletka

Kështu e përshkruan një artikull I Associated Press, momentin kur një baba u përball me trupin e pajetë të të birit, I cili ndërroi jetë teksa lunate futboll me miqtë e tij në Mariupol. Gjatë lojës, një bombë goditi fushën e cila ndodhej pranë një shkolle.

Fotoja e këtij babai përloti qindra mijëra dhe është një ndër pamjet më therëse, që tregon se çfarë është në të vërtetë lufta.

AP Photo/Evgeniy Maloletka