Babai var fëmijën jashtë makinës në lëvizje… sepse po ‘sillej keq’

 Babai var fëmijën jashtë makinës në lëvizje… sepse  po ‘sillej keq’

Fotoja e mësipërme është përcjellë ditën e djeshme. Është pjesë e një filmimi (shiko më poshtë), bërë nga një shofer i cili u gjet përpara një makine ku shihet një fëmijë që qëndron varur në pjesën e jashtme të mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në Turqi dhe sipas mediave vendase, është kryer nga vetë babai i vogëlushit. Për t’i dhënë një “mësim” sepse djali po ‘sillej keq’, babai ka vendosur ta lërë jashtë makinës të birin 3 vjeçar… teksa po i jepte automjetit.

Shoferi që e filmoi kapi targën e makinës për të denoncuar rastin. Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale dhe brenda ditës autoritetet policore e arrestuan burrin që po ndëshkonte të birin, duke i rrezikuar jetën e me gjasë duke i lënë dhe një traumë për ‘dhuratë’.