Bie nata… pamjet, dhjetëra tanke e blinda rusë nisen drejt Ukrainës

 Bie nata… pamjet, dhjetëra tanke e blinda rusë nisen drejt Ukrainës

Një prej grupeve të xhirimit të CNN ka arritur të filmojë një autokolonë me tanke të rënda ruse e të tjerë blinda, duke iu drejtuar Karkivit, një prej qyteteve kryesore të Ukrainës. Duket se lëvizja e trupave ruse po tentohet të bëhet nën strehën e errësirës, teksa në zonë atje ka rënë nata.

Kjo është diçka që kemi parë përgjatë kësaj dite, shumë e shumë mjete të rënda duke lëvizur drejt frontit të luftës. Të shohësh rusët të lëvizin në një kolonë drejt luftës kaq shuë mjete është e pabesueshme”-tregoi korrespontenti i CNN Frederik Pleitgen.

Pak më herët gjatë kësaj të shtune, një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, shpjegoi se rusët po përballet me rezistencë të fortë në veriun e Ukrainës, në Kiev e në hapësirën mes Belgorod-it e Karkivit.