“Caktimet e Zotit nuk i ndërrojmë ne” Rrëfimi i ndjerë, familjarët kërkojnë informata për tragjedinë

 “Caktimet e Zotit nuk i ndërrojmë ne” Rrëfimi i ndjerë, familjarët kërkojnë informata për tragjedinë

Shumë familjarë të personave që ishin pasagjerë në autobusin ku ndodhi tragjedia me të paktën 45 viktima, vijojnë të kërkojnë informata për të afërmit e tyre. Të shumtë kanë qenë familjarët që kanë shkuar në dyert e agjencisë së udhëtimit, e cila ishte e mbyllur këtë të martë.

Në një rrëfim të ndjerë, një prej familjarëve të pasagjerëve, tregoi për Alsat se duhet të jepen informata, pasi njerëzit nuk po dinë nëse kanë familjarët gjallë apo jo.

Bëhet fjalë për dy gra, gratë e djemve të mixhës. Informacione e kontakte telefoni askush nuk hap. Agjensioni nuk përgjigjet. Lajmet e para i kemi marrë në internet. Nuk është korrekte që një agjenci që organizon udhëtime nuk del e është e sinqertë para popullatës. Tragjeditë ndodhin, caktimet e Zotit nuk i ndërrojmë ne, se është caktim i Allahut, amin…

Ata duhet të japin informacion, se nuk bëhet fjalë vetëm për ne… ka edhe fëmijë. Nëse ata e kanë pas të shkruar atje me shku, Amin, nuk kemi çfarë të bëjmë ne. Por të paktën të jenë të sinqertë ndaj njerëzve, ndaj Zotit, të kemi informata ku të lypim njerëzit, jo të rrimë me orë, nuk kemi informacion.

Ne dyshimet i patëm që në orët e hershme, pasi s’kemi mund të kontaktojmë me to, nuk hapeshin telefonat. Me miq me shokë kemi konfirmu se janë pjesë e atij autobusi edhe pse kanë udhëtu me autobus tjetër e u kanë ndërru vendin.

Tragjeditë ndodhin, kanë ndodhur,janë caktime të Zotit të madh, por të paktën të dalin para popullatës, ne duam të dimë çka me bo, të shkojmë atje, të presim këtu, ku të dalim me prit.”-tha një prej familjarëve.