“Theu xhamin e u hodh, ka thyer këmbën” Si shpëtoi një prej të mbijetuarve në tragjedinë në Bullgari

 “Theu xhamin e u hodh, ka thyer këmbën” Si shpëtoi një prej të mbijetuarve në tragjedinë në Bullgari

Alsat ka përcjellë një intervisë me një prej të afërmve të familjes Aliti, e cila sot është në ditë zie për humbjen e Visarit, 23 vjeçar.

I riu ishte në autobusin e tragjedisë në Bullgari, së bashku me të atin, Orhanin. Sipas familjarëve, babai 45 vjeçar ka mundur të thyejë xhamin e autobusit dhe është hedhur nga lartësia.

Në rënie, Orhan Aliti ka thyer këmbën, ndërsa një makinë që kalonte aty për pak sa nuk e ka goditur, siç tregon familjari i tij në Sllupçan të Maqedonisë së Veriut.

“Orhani vetë i ka tregu se ka thyer dritaren e ka kërcyer. Djali ka mbet në autobus dhe atje ka qenë rrëmujë e madhe shumë. Ai e ka kërku prej jashtë, porse nuk ka pa më kurrgjë. Ai tregoi se kur është hedhur e ka rënë në tokë, për pak sa nuk e ka shtypur një makinë dhe e ka shty veten tutje. Ai e ka pas vetëdijen, ka lajmëruar gruan.

Atje është duke u operuar. Ai që 20 vjet jeton në Belgjikë, por edhe djali atje ka qëndruar. Ka ardhur për pushim. Kanë shkuar në Stamboll për pak ditë pushim.”-tha një prej familjarëve të familjes Aliti për Alsat.