Në mesin e viktimave të tragjedisë, babai i shpëton flakëve… djali i tij humb jetën në autobus

 Në mesin e viktimave të tragjedisë, babai i shpëton flakëve… djali i tij humb jetën në autobus

Në mesin e të paktën 45 viktimave që humbën jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradëm Struma në Bullgari, ishin dhe du shqiptarë, mërgimtarë nga Belgjika.

Siç raporton media maqedonase, babai me inicialet O.A i shpëtoi aksidentit tragjik, ndërsa i biri me inicialet V.A, ndërroi jetë në aksidentin tragjik.

Sipas informatave te familjareve ne aksidentin e tmerrshem qe ndodhi naten e kaluar kan qene edhe dy banore te Sllupcanit mergimtar nga Belgjika. O.A, i cili fatmirsisht i ka shpetuar aksidentit dhe eshte mire me shendet si dhe djali i tij V.A, i cili per fat te keq nuk arriti te shpetonte”, shkruan Almakos.

Prej aksidentit tragjik, 7 persona mundën të dalin të gjallë nga flakët që mbështollën autobusin.