Çalamanit i jepet masa e arrestit në mungesë, flet për herë të parë nëna e Mateost: Nuk iki prej këtu

 Çalamanit i jepet masa e arrestit në mungesë, flet për herë të parë nëna e Mateost: Nuk iki prej këtu

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e arrestit me burg në mungesë për Klodian Çalamanin, 38 vjeçari që rrëmbeu, vrau e më pas groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin Mateo Vasiu.

Të revoltuar dhe në gjendje të rënduar emocionale, familjarët e vogëlushit vijojnë ende të qëndrojnë në dyert e gjykatës, pas disa tentativave për të hyrë me forcë në ambientet e sallës ku pritej të vinte autori.

Ndërkohë pasi mësuan për vendimin e dhënë në mungesë të vrasësit të të birit të tyre, nëna e Mateos ka folur për median për herë të parë, duke deklaruar se nuk do të lëvizë derisa autori 38 vjeçar të dënohet me vdekje.

“Unë do të qetësohem kur të varet në mes te Fierit, dua ta varim, ta djegim. Më mori një foshnje, një 8 vjeçar, ma ndau nga shokët e shoqet. Ma hoqi nga shkolla. Ma gënjeu e mashtroi, i tha Mateo ik më merr një bukë, ia çoi. I tha do iki te shpia xhaxhi, hajde futu brenda, ai i tha jo do iki te shtëpia se kam vëllain e sëmurë… ia futi me lopatë, e la të vdekur. Ma groposi e bëri sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Më tha vajte në polici, bërë kërkim, ku është Matuakërkojeni se do ta gjeni, më tha, më duket se do ta gjeni copa copa

Dua ta djegim në mes të Fierit dhe unë të jem e ngopur e t’i them çunit e mora hakun tënd si mama. Ne do të presim, nesër, sot pasnesër, ne nuk ikim. Unë nuk iki si nënë, nuk mund të flas më shumë se nuk kam më zemër të flas”

Familjarët më tutje kanë treguar se do të nisin një peticion për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje.

“Po nisim që të mbledhim firma për dënimin me vdekje. I bëjmë thirrje që të gjithë qytetarëve, që të firmosin në këtë fletë, që të hedhim firmat, për dënim me varje. Kush ka motër, vëlla, iu bëj thirrje që të na bashkohen të gjithë për dënim me varje. Le të vijnë këtu para gjykatës.”, tha një prej familjareve të të ndjerit.