“E mbanim me bukë” Familjarët e Mateos kërkojnë dënim kapital, tentojnë të hyjnë në gjykatë

 “E mbanim me bukë” Familjarët e Mateos kërkojnë dënim kapital, tentojnë të hyjnë në gjykatë

Seanca për vrasësin mizor të 8 vjeçarit Mateo Vasiu ishte parashikuar të niste në orën 10:30, por 38 vjeçari ende nuk është sjellë në gjykatë. Tensione, trishtim e lot, teksa familjarët e 8 vjeçarit të ndjerë, kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e gjykatës për t’u përballur me njeriun që i mori të miturin.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në gjykatën e Fierit për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa jashtë ambienteve të godinës, një sërë qytetarësh kanë shkuar në mbështjetje të familjes së vogëlushit të ndjerë.

Familjarët janë shprehur për median, duke treguar se kërkojnë dënimin me vdekje, për njeriun që deri dje ata e kanë ndihmuar e mbajtur me ushqim.

“Ia çoi bukën në shpi, ne e mbanim me bukë kriminelin, ai na bëri atë që s’e prisnin. Bënte sikur fliste në telefon, a e gjetët djalin. Djalin kush e di ku do na e kishte hedhur natën, s’do gjenim as kufomën. Varja, a nuk ka një dënim me varje. Në burg ai do jetë si hotel, me krevat, me ushqim, me dhomë. Ku futet në gropë, ai engjëll, ai ishte një gonxhe e pa çelur, ai rritej dhe zbukurohej çdo ditë. Të vijë një dorë e krimineli që të na marrë djalin, duam vetëm varje. Të çohet populli, se kemi dhimbje shumë të madhe, na qan zemra, se lotët na janë tharë, vetëm të hyni në zemrat tona.”