Çfarë bën prindi për fëmijën… shikoni këto pamje kur babai shpëton të birin nga makina

 Çfarë bën prindi për fëmijën… shikoni këto pamje kur babai shpëton të birin nga makina

Një fëmijë është gjithçka për një prind dhe video e mëposhtme e tregon më së miri këtë.

Pamjet janë kapur më 14 prill në Shën Petërsburg të Rusisë, teksa një djalë 4 vjeçar po dilte nga një dyqan me të atin. Pikërisht në momentin që dalin të dy, një makinë vjen me shpejtësi drejt tyre.

Fatmirësisht babai i të miturit e ndjeu menjëherë situatën dhe falë reflekseve të shpejta arriti të shpëtojë të birin dhe veten përpara se makina t’i shtypte.

Video u bë virale në rrjetet sociale, teksa njerëzit kanë uruar këtë baba që arriti në momentin e duhur të reagonte për t’i shpëtuar jetën të birit.

Video u postua nga ViralHog