Stenda e një 8 vjeçari për të ndihmuar njerëzit në nevojë

 Stenda e një 8 vjeçari për të ndihmuar njerëzit në nevojë

Shumëkush që doli për një xhiro në mëngjes apo njerëzit që kalonin me makinë, ndalonin disi ritmin për të parë një shënim të bërë me dorë në letër, ku shkruhej “Dylan’s Food Drive”.

Aty qëndronte një fëmijë 8 vjeçar, i cili kishte krijuar një stendë dhe u kërkonte njerëzve të dhuronin diçka për njerëzit në nevojë. 8 vjeçari i kishte bërë fletushkat dhe posterat vetë dhe u kërkonte njerëzve të dhuronin ushqim të konservuara, një ose 5 dollarë.

Tre herë doli ky fëmijë nëpër rrugët e lagjes së tij në Feniks (SHBA) dhe po planifikon të vijojë punën bamirëse në muajt e verës.

“Nëse do të kisha mundësi, do të bëja nga një stendë në ditë”-thotë 8 vjeçari.

Deri më tani ai ka mbledhur rreth 1 mijë konserva me ushqime të ndryshme si dhe 900 dollarë donacione. Ushqimet do t’i shkojnë një Banke Ushqimore në zonë, e cila siguroi se vetëm me paratë që ka mbledhur vogëlushi, do të mund të sigurohen rreth 6000 vakte ushqimore.

“Është e rrallë të shohësh fëmijë në moshën e Dilanit, që kanë aftësinë të kontribuojnë për një problem që prek komunitetin apo njerëzit”-tha një prej përfaqësuesve të Bankës Ushqimore.

Nëna e 8 vjeçarit tha për Associated Press se ishte një kënaqësi e veçantë të shihte të birin në ndihmë të të tjerëve. Ndërsa mësuesja e Dilanit po ashtu shkoi tek stenda e tij për të dhuruar disa uhqime. Shumë prej fëmijëve në moshën e Dilanit kanë dëshirë të vetme të luajnë, ndërsa 8 vjeçari qëndron me orë të tëra nën diell për të siguruar ushqime e para për të pamundurit.

“Është inspirues sepse ai është veçse 8 vjeç”-tha për AP mësuesja e Dilanit.