Chelsea shpallet kampione e Evropës

 Chelsea shpallet kampione e Evropës

Ishte fundi i pjesës së parë kur një pasë e kaligrua çoi topin në këmbët e Kai Havertz, i cili nuk e shpërdoroi rastin.

Portieri i City-t, Ederson doli nga porta, por s’mundi të ndalojë Havertz. Pjesa e parë përfundoi 1 me 0 për Chelsea-n.

Në 45 minutëshin e dytë intensiteti i ndeshjes u shtua, teksa Manchester City tentoi të barazojë rezultatin. City tentoi të gjitha mundësitë, por mbrojtja e Chelsea nuk u thye.

90 minutat përfunduan me golin e Havertz dhe kësisoj, Chelsea u shpall kampione e Champions për herë të dytë në historinë e klubit.