Tallen e abuzojnë me të moshuarën në azil! Video që zemëroi një Greqi të tërë

 Tallen e abuzojnë me të moshuarën në azil! Video që zemëroi një Greqi të tërë

Të respektosh, duash dhe të përkujdesesh për të moshuarit, qofshin prindërit e tu ose jo… është detyrë e çdo njeriu. Më poshtë po sjellim për lexuesin një artikull që vë në duke krejtësisht shembullin e kundërt, sesi disa infermierë tallen e abuzojnë psikologjikisht një grua të moshuar.

Mediat greke kanë përcjellë një lajm me të vërtetë të trishtë që vjen në një njësi të kujdesit të veçantë për të moshuarit.

Infermierët i tërheqin buzët, prekin hundën e veshët të moshuarës, ndërsa ajo është e pafuqishme për të reaguar.

Kjo video e regjistruar nga vetë infermierët, ka sjellë zemërimin e një Greqie të tërë, teksa qytetarët kanë kërkuar dënimin e merituar për personelin e pëfshirë në abuzimin e të moshuarës.

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur në Hanja të Greqisë dhe disa ngjarje të tjera, në po të njëjtën rezidencë. Videon e përcolli media greke