Çudirat e motit, Shqipërinë e mbyt vapa, në Kroaci breshëri shkatërron makinat

 Çudirat e motit, Shqipërinë e mbyt vapa, në Kroaci breshëri shkatërron makinat

Shqipëria dhe shtetet e e tjera fqinje po përjetojnë prej disa ditësh një rritje të konsiderueshme të temperaturave, një valë e nxehti e cila pritet të zgjasë edhe për ditët në vijim.

Por ndryshe ndodh në Kroaci, atje ku ditën e djeshme reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona (në kufi me Slloveninë).

Reshjet e breshërit ndërkohë, kanë qenë të pazakonta. Breshëri ka rënë në nivelin e disa dhjetëra centimetrave. Plot automjete kanë pësuar dëmtime, për shkak të madhësisë së konsiderueshme të breshërit.