Dallgë të frikshme, pemë të shkatërruara, çati që “fluturojnë”! Pamjet e stuhisë që mori jetë njerëzish

 Dallgë të frikshme, pemë të shkatërruara, çati që “fluturojnë”! Pamjet e stuhisë që mori jetë njerëzish

Me erëra që kapën në disa vende shpejtësi prej 200 km/h, stuhia Eunice ka goditur fuqimisht Britaninë, duke u marrë jetën të paktën 4 personave.

Stuhia “Eunice” po cilësohet nga media britanike si më e keqja ndër dekada. Miliona njerëz janë këshilluar që të evitojnë daljet nga shtëpia, pasi për shkak të erës së fuqishme, mund të goditen ng sende. Si rasti i një gruaje, e cila duke udhëtuar me makinë u godit nga një pemë e cila u këput nga furia e stuhisë.

Ndërkohë në brigje, deti i dallgëzuar ka pamundësua çdo lëvizje a lundrin, ndërsa autoritetet janë lutur që njerëzit të mos hyjnë në ujë për asnjë arsye.

Stuhia ka lënë pa drita afro 400 mijë njerëz. Jo të pakta kanë qenë godinat, çatitë e të cilave kanë “fluturuar” prej erës. Të njëjtin “fat” pësoi dhe një pjesë e arenës O2 në Londër.