“Kisha muaj pa ngrënë mish” Historia e të moshuarës që përloti një vend të tërë

 “Kisha muaj pa ngrënë mish” Historia e të moshuarës që përloti një vend të tërë

“Uroj që asnjëri të mos ndodhet ku jam unë… është gjynah prej Zotit, sepse dinjiteti s’mund të blihet”

Kështu u shpreh një grua 70 vjeçe, e cila mes lotëve tregon se ajo që bëri, do ta përndjekë deri në fund të jetës.

E moshuara kishte qenë në një supermarket dhe kishte vjedhur mish e djathë, me një vlerë prej 30-40 eurosh.

“Qëndrova përpara rafteve të marketit e pashë mishin. U bëra nostalgjike, sikur të gatuaja pak mish një ditë. Kam më shumë se dy muaj që nuk ha mish, doja të ftoja për drekë nipat e mbesat… Pranë meje nuk kishte asnjë njeri dhe për një moment i thashë vetes “merre”. Menjëherë u bëra pishman”-tregon mes lotëve e moshuara.

E moshuara e vendos në çantë mishin e thotë se u mbulua në turp, se kishte hezituar ta kthente prej frikës se dikush do e shihte. E në fakt, një menaxher i supermarketit e kishte pikasur e më tutje kishte njoftuar policinë.

Oficerët vijnë dhe marrin të moshuarën në stacionin e policisë. Por kur dëgjojnë historinë e saj edhe ata “përkulen”.

E moshuara kishte humbur të shoqin dhe njërin prej fëmijëve në një aksident rrugor. Kishte mbetur në vështirësi ekonomike, pasi i duhej të paguante një kredi të marrë vite më parë dhe për ilaçet e saj. Fëmijëve të saj nuk i kishte thënë asgjë, pasi siç tregoi e moshuara vetë, nuk donte t’i shqetësonte pasi ishin në vështirësi.

“Kurrë nuk do të ha mish më në jetën time. I kërkoj falje kompanisë”-tregoi e moshuara.

Në momentin e arrestimit, disa qytetarë ishin ofruar për t’ja paguar me paratë e tyre çfarë kishte marrë e moshuara. Pas zbulimit të historisë së të moshuarës në median greke, kompania e supermarketit tërhoqi denoncimin.