Vlorë, e moshuara gjen të pajetë djalin 46 vjeçar…ushtaraku ishte shpallur i humbur ditë më parë

 Vlorë, e moshuara gjen të pajetë djalin 46 vjeçar…ushtaraku ishte shpallur i humbur ditë më parë

Foto ilustruese

Një 46 vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në banesën e tij. Gjetjen e bëri nëna e të ndjerit, e cila lajmëroi autoritetet.

46 vjeçari A. Alikaj shërbente në një repart ushtarak të Vlorës. Mbetet ende i paqartë shkaku i vdekjes së ushtarakut. Më 11 shkurt, kushëriri i 46 vjeçarit kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij. Sot ishte nëna e të ndjerit që u përball me zbulimin tronditës.

“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.