“Defender Europe 21”, pamje nga operacioni stërvitor i NATO-s në portin e Durrësit

 “Defender Europe 21”, pamje nga operacioni stërvitor i NATO-s në portin e Durrësit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë në rrjetin social disa prej pamjeve nga ceremonia e nisjes së stërvitjes “Defender 21”, nisur ditën e djeshme në portin e Durrësit.

“Defender Europe 21” është operacioni më i madh stërvitor i organizuar nga ushtria amerikane e NATO, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

“Shikoni disa pamje më shumë nga #DefenderEurope 21 dje në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit. Shihni transportimin e automjeteve në det si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga toka në breg, kryer për herë të parë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ky ushtrim tregon që forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura, të afta për të operuar së bashku dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh.”-shkruan ambasada e SHBA në rrjetin social, teksa sjell këtë video.

Në këtë stërvitje ( kohëzgjatja 26 prill- 20 qershor) marrin pjesë rreth 28 mijë forca ushtarake nga 26 shtete, ndërsa rreth 1 mijë forca vijnë nga radhët e Shqipërisë. Kjo stërvitje kryhet për të rritur efetshmërinë e ndërveprimit të forcave aleate dhe reagimit në kohë krizash. Stërvitja po ashtu ka për qëllim realizimin e operacionese dislokuese përmes detit, tokës e ajrit. Mjetet që janë pjesë e kësaj stërvitje janë 1000 mjete të ndryshme motorike (jo luftarake), 12 helikopterë, 6 sisteme raketash ‘patriot’, 10 mjete lundruese dhe disa mjete ajrore.