Degët më të kërkuara nga maturantët shqiptarë, 20% e aplikimeve drejt shkencave mjekësore

 Degët më të kërkuara nga maturantët shqiptarë, 20% e aplikimeve drejt shkencave mjekësore

Nga 22 mijë maturantë në Shqipëri, afro 4400 aplikime të tyre kanë shkuar drejt shkencave mjekësore. Degët si mjekësia e përgjithshme, infermieria, stomatologjia e farmacia, zënë kësisoj vendin më të kërkuar nga të rinjtë shqiptar.

Kreu i rrjetit akademik shqiptar, tha në një intervistë për median, se aplikimet në grupin e shkencave mjekësore, zënë afro 20% të të gjitha aplikimeve, e më pas ndiqen nga degët e ekonomikut.

“Ka një kërkesë gjithmonë e në rritje në shkencat mjekësore. Kemi afro 20 % të aplikimeve në të gjithë këtë grup shkencash mjekesore. Në rang të dytë vjen dega e Ekonomikut dhe janë reth 17 % e aplikimeve ku shkojnë në drejtim të degëve të Ekonomikut. Në rangun e tretë vjen informatika që janë rreth 12 %”-tha Arjan Xhelaj.

Përveçse ndjekjes së universiteteve, ka patur një rritje të ndjeshme të aplikimeve për programet dy vjeçare profesionale, ku mund të fitohet një zanat në shërbim turizmi, hidraulik, elektriçist, etj.

“Programet 2-vjeçare kane patur një rritje cilësore. Krahasuar me tre vite më parë është trefishuar aplikimi. Programet e reja drejt turzimit, biodiversiteti ku ka inovacion ka kërkesë më të lartë. Ka një ecuri të mirë si mesuesia, efekti i mesatares nuk ka ndikuar dhe preferohet më shumë nga vajzat”.-tregon Xhejal.

Por kush janë degët më pak të preferuara?

“Ka degë që nuk ka kërkesë të madhe. Shkencat e natyrës, pasi tregu i punës shqiptare nuk është fleksibël. Sepse të studiosh fizikë jashtë do ishte më e preferuara”-përfundon Xhelaj.