“Dëshirë e imja dhe familjes” Të jesh pjesë e Forcave të Armatosura, çfarë thonë katedët e rinj

 “Dëshirë e imja dhe familjes” Të jesh pjesë e Forcave të Armatosura, çfarë thonë katedët e rinj

Njëlloj si me regjistrimet në universitetet e Shqipërisë, edhe në fakultetin e Mbrojtjes e Sigurisë kanë nisur regjistrimet për të mësuar e pregatitur brezin e rinj të forcave ushtarake të Shqipërisë. Forcat e Armatosura (FA) kanë nevojë për oficerë tokësorë e detarë, ndërsa disa prej kuotave i janë lënë po ashtu kadetëve nga Kosova, për mundësinë për t’u përgatitur në Shqipëri.

Por çfarë thotë vetë katedët, të cilët e kanë kaluar tashmë një vit në akademi dhe bëhen gati për vitin e dytë?

“Tek Akademia e FA-ve kam ardhur sepse e kam patur pasion që në moshë të vogël… pozicioni që dua të shërbëj në të ardhmen është tek forcat tokësore, për logjistikë. Në fillim ishte disi e vështirë sepse vinim nga jeta civile, por me kalimin e kohës jemi përshtatur.”-tregon në intervistë për median, një katede e vitit të dytë.

“Ka qenë dëshira dhe fakulteti i parë që zgjodha. Madje edhe dëshira për të ardhur këtu në këtë shkollë, ka qenë edhe e prindërve të mi. Në të ardhmen dua të jem pjesë e forcave tokësore. Baza më e madhe është këtu në Tiranë, jetoj këtu dhe besoj do të ishte mundësia më e mirë”-thotë një tjetër kadet.

“Unë vij nga qyteti i Kuçovës, atje ku kemi dhe bazën ajrore. NATO po rikonstrukton bazën tonë atje dhe pse jo, ti jap një mundësi vetes… ti jap dhe një mundësi (mbrojtjes) vendlindjes sime”-tha një tjetër katede.

Krahas rekrutimeve për në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, qendra personel e rekrutimit, ka përzgjedhur dhe grupin e aplikuesve për ushtarë, të cilët pas një trajnimi 3 mujor në bazën Bonavi në Vlorë, shpërndahen në baza të tjera të shërbimit të FA-ve.