Dita e pestë e luftës, shpresa të pakta për paqe! Çilat janë zhvillimet në Ukrainë

 Dita e pestë e luftës, shpresa të pakta për paqe! Çilat janë zhvillimet në Ukrainë

Palet ulen ne tavolinen e diskutimeve/ Photo Credit: Getty Images

Në ditën e pestë të luftimeve në Ukrainë, kanë nisur tashmë bisedimet e para për të ndaluar luftën dhe gjetur një zgjidhje mes Kievit e Moskës.

: Getty

Palët kanë dërguar delegacionet respektive në kufirin mes Ukrainës e Bjellorusisë, por sipas gjasave, nuk pritet të ketë diskutime të frytshme që do të sjellin ndalimin e luftës.

Per shkak te perjashtimit te avioneve ruse, delegacionit nga Moska i eshte dashur te beje kete rruge per te mberritur te tavolinen e diskutimeve sot

Presidenti i Ukrainës doli në një deklaratë nga ku kërkoi që BE-ja të bëjë përpjekje për të lejuar anëtarësimin sa më të shpejtë në union të Ukrainës.

Më herët ai tregoi se të paktën 45 fëmijë janë plagosur gjatë luftës, ndërsa 16 fëmijë të tjerë janë shuar. Zelenski iu drejtua me një thirrje dhe ushtarëve rusë, duke u thënë të tërhiqen

“Shpëtoni jetën tuaj, largohuni”

Presidenti i Ukraines duke darkuar me disa ushtare. Zelenski lajmeroi se do t’u rriste rrogat trupave deri ne 3 mije euro. Popullariteti i Presidentit ka norme aprovimi ne mbi 90% mes ukrainasve, fill pas nisjes se luftes me Rusine

Gjatë natës, forcat ruse kanë bërë sulme të shumta në disa qytete të Ukrainës. Pranë Kievit, në Vasikiv, u sulmua një depozitë me karburant në afërsi të një baze ajrore ukrainase

Në qytetin veri-lindor (Çernihiv) një sërë bombardimesh u bënë nga forcat ruse, përfshi këtu edhe në godina jo ushtarake. Në qendrën e qytetit u raportua për dëme të shumta, madje edhe shkatërrimin e një teatri historik të vendit.

Ndërkohë rubla ruse ra në mënyrë dramatike, ndërsa autoritetet bankare në Rusi u munduan të sigurojnë qytetarët.

Në mbrëmjen e djeshme pati sërish protesta në Shën Petërsburg, atje ku sërish dhjetëra protestues përfunduan në pranga.

Çfarë ndodhi gjatë natës

Kievit mbetet nën kontrollin e Ukrainës pavarësisht se trupat ruse janë pozicionuar veçse 30 km larg kryeqytetit

Qyteti Chernihiv, në veri-lindje të Ukrainës, u përball me bombardime të fuqishme nga ana e rusëve

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka pranuar për herë të parë se ka humbur një sërë trupash e mjetesh ushtarake, pas 4 ditësh pretendimi se nuk kishte pësuar asnjë humbje

Negociatat mes Kievit e Moskës tashmë ndodhen në kufirin mes Bjellorusisë e Ukrainës për të diskutuar ndalimin e luftimeve. Shumë liderë në perëndim janë shprehur skeptikë për arritjen e paqes

Raportimet në median e huaj kanë dhënë sinjale se Lukashenko po bëhet gati të japë një sërë trupash ushtarake për pushtimin rus

Banka Qendrore Ruse po garon me kohën që të zvogëlojë impaktin që kanë sanksionet në ekonomi

Pas një fundjave të gjatë të mbyllur, sot Kievit ka hequr shtetrrethimin