“Do të mbyteshim aty” Momenti kur fqinji shpëton çiftin që e mori me vete rryma e ujit

 “Do të mbyteshim aty” Momenti kur fqinji shpëton çiftin që e mori me vete rryma e ujit

Ishin fare pranë restorantit të tyre kur panë se vërshimet e ujit po rriteshin e dukshëm do të bëheshin të rrezikshme.

Salih dhe e shoqja Aishe, kishin përpara një zgjedhje. Të kalonin anën tjetër të rrugës ose të prisnin që vërshimet e përmbytjeve t’i merrnin përpara në cepin e restorantit të tyre në Hallein në Austri. Salih tregon për median

“Teksa po prisnim tek cepi i restorantit tonë, telefonuam zjarrikësit e policinë, por nuk u përgjigjën. M’u desh të zgjidhja, nëse do të kalonim rrugën apo do të mbyteshim aty. Nuk kishin zgjedhje tjetër. Nëse do të qëndronim aty, me siguri uji do të na kishte marrë përpara e do të mbyteshim”

Kësisoj burrë e grua tentojnë të kalojnë në anën tjetër të rrugës, e cila ishte përfshirë tashmë nga përmbytjet. Uji vërshonte poshtë rrugës me një furi të madhe e pikërisht në një moment, Aishe rrëzohet. Salih arrin ta kapë nga rrobat dhe mundohet të mbajë të shoqen. Pavarësisht përpjekjeve, rryma e ujit rrëzon në tokë dhe Salihun.

Fatmirësisht, fqinji i tyre ndërhyri për t’i ndihmuar. Në një prononcim për median, Alexander Eisenmann tha se i biri I kishte thënë se kishte dy njerëz në ujë. Ai fillimisht nuk e kishte kuptuar se ishin fqinjët e tij.

“Teksa uji po na merrte me vete, kapa time shoqe nga bluza dhe nisëm të luftojmë me rrymën. Më tutje fqinji ynë u hodh në ujë dhe me ndihmën e tij arritëm të dalim nga rryma dhe zona ku thellësia e ujit ishte bërë e madhe”-tha Salih.

Aishja tregoi: Kur fqinji ynë na pa teksa uji na merrte, u hodh menjëherë pa hezituar për asnjë moment

Vetë burri u shpreh

“Sigurisht që në ujë hyra për me vullnetin për t’I ndihmuar, pavarësisht rrezikut”

E gjithë ngjarja u filmua dhe u bë virale në rrjetet sociale e media. Në Turqi (Salih e Aishe janë me origjinë turke) shumëkush e pa këtë veprim të Eisenmann si një gjest mjaft fisnik. E madje edhe zyrtarët e qeverisë atje i shprehën mirënjohje veprimit të guximshëm të burrit.

Mevlut Cavusoglu, Ministri i Jashtëm i Turqisë e telefonoi burrin për ta falenderuar për aktin e tij heroik.