Dokumenti që nënshkruanin të internuarit nën regjimin komunist në Shqipëri

 Dokumenti që nënshkruanin të internuarit nën regjimin komunist në Shqipëri

Një i internuar nën regjimin komunist kishte fare pak të drejta, për të mos thënë fare. Nuk i lejohej të lëvizte pa leje, pasi ndryshe dënohej penalisht për 3 vjet. Do duhej të paraqitej çdo ditë tek përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky është dokumenti me të cilin një person i internuar merrte njoftimin që i ishte dhënë një “masë” e tillë.


Por akoma edhe më e frikshme, është arsyetimi se përse personi po internohej… “janë familje me prejardhje të keqe politike, kanë qenë në burg ose pjesëtarët e familjeve të tyre për veprimtari armiqësore dhe se aktualisht nuk mbajnë qëndrim të mirë politik”.