“Duket sikur je në Hënë, hiri ka mbuluar gjithçka” Pamjet në St. Vincent, pas shpërthimit vullkanik

 “Duket sikur je në Hënë, hiri ka mbuluar gjithçka” Pamjet në St. Vincent, pas shpërthimit vullkanik

“Është një pamje thuajse apokaliptike… duket sikur toka këtu i ngjan më shumë sipërfaqes së Hënës. Ka vende ku hiri ka arritur një trashësi prej 60 cm.”

Kështu deklaroi për BBC Didier Trebucq, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Karaibe, atje ku disa ditë më parë, shpërthimi i vullkanit në St. Vincent ndryshoi shumëçka për popullsinë atje.

Pamjet në ishullin e St. Vincent në Karaibe, me të vërtetë duken sikur vijnë nga një planet tjetër, teksa hiri i shpërthimit vullkanik ka mbuluar gjithçka.

Koordinatori i Kombëve të Bashkuara u shpreh se gjendja e panorëve atje është e rëndë. Të paktën 15 mijë persona u evakuan dhe humbën thuajse gjithçka.

“Kjo është një zonë me popullsi të varfër, kësisoj shumë njerëz kanë humbur gjithçka. Shumica janë prekur drejtpërdrejt. Të mbjellat janë shkatërruar. Frika tani është se po vjen sezoni i hurrikanëve dhe kjo mund të kthehet në një krizë humanitare.”-thotë Trebucq.

Kombet e Bashkuara kanë nisur një apel për mbledhjen e fondeve të ndihmës me një vlerë prej 29 milionë eurosh.