Dy fëmijë dhe të shoqen e humbi… Një rrëfim për jetën nga një 93 vjeçar shqiptar

 Dy fëmijë dhe të shoqen e humbi… Një rrëfim për jetën nga një 93 vjeçar shqiptar

Një rrëfim e disa mesazhe nga një shqiptar i cili sot e kësaj dite gjen kohën për të punuar. Mal Nikçi ende udhëton me traktorin, sot e 40 vite

Dita fillon herët këtu, në bjeshkë. Mal Nikçi zgjohet dhe i përgatit vetes një kafe. Nuk ka shumë kafene vërdallë. Kjo copëz kohe shërben si ushqim për mendjen, për të soditur të shkuarën e për të menduar për të tashmen.

Mali është 93 vjeç. Pjesën më të madhe të vitit e kalon këtu në Shtupeq, ndërsa ditët e acarta të dimrit largohet për të qëndruar me fëmijët e tij në Pejë.

Jeta ka qenë e vështirë për të.

“Kam pasur katër fëmijë por dy i ka marrë Zoti. Duhet të pajtohemi edhe pse është shumë e rëndë që prindi të përcjellë fëmijën në varr. Edhe gruaja më ka vdekur prej 18 viteve… më ka mungu, se nuk është jetesë kur nuk ke shoqen, nuk ke gruan. ”, tregon i moshuari për RTV Dukagjinin.

Mali thotë se gjeneratat e reja kanë lirinë, por nuk e shfrytëzojnë për shkollimin e punën.

“Të rinjtë e? Mos e më keq. Në atë vakt nuk kam pas ku me u shkollu, ama fakultetin ia kam dhënë djemve e çikës. Ato u martuan e u zhvilluan në jetë. Edhe ne kemi qenë të rinj, por të rinjtë tonë kanë pasur mendjen me punu, jeta ashtu na ka shkuar, duke punu”

Udhëtimi me traktorin në bjeshkët ku është lindur e rritur, është një ndër punët e përditshme.

“Prej 40 vitesh traktorin nuk e ndali. E kam edhe djalin që më shëtit me kerr por më pëlqen të lë ndezur edhe traktorin”, tregon i moshuari.

Ndiqeni të plotë intervistën e përcjellë nga Rtv Dukagjini