Dy muaj më parë iu vendos një zemër derri, ndërron jetë pacienti 57 vjeçar

 Dy muaj më parë iu vendos një zemër derri, ndërron jetë pacienti 57 vjeçar

I pari njeri që zëvendësoi zemrën e tij të sëmurë me atë të një derri (zemër e modifikuar gjenetikisht), ndërroi jetë mbrëmjen e ditës së djeshme në spitalin e Merilendit (Maryland), në SHBA.

Lajmin e kanë përcjellë këtë të mërkurë mediat amerikane. Dejvid Benet, 57 vjeçar, ndërroi jetë dy muaj pas transplantit, i cili u konsiderua një sukses i madh për shkencën.

Mbetet ende e paqartë nëse trupi i 57 vjeçarit e ‘refuzoi’ zemrën e re të vendosur nga mjekët.

“Nuk kishte një shkak konkret për vdekjen e pacientit”-tha një zëdhënëse e spitalit ku ishte shtruar 57 vjeçari.

Vetë zyrtarët e spitalit deklaruan se nuk do të donin të komentonin më tutje për shkakun e vdekjes së 57 vjeçarit, siç raporton The New York Times.

Pritet që pas një studimi thë thelluar, të nxirret një konkluzion për arsyen apo arsyet se përse Dejvid Benet ndërroi jetë.

Doktor Barlej Grifith, i cili ishte kirurgu që kreu operimit, deklaroi se stafi i spitalit ishte i keqardhur për humbjen e 57 vjeçarit.

Kujtojmë se lajmi për transplantimin e zemrës së derrit tek pacienti 57 vjeçar, u publikua, komentua e debatua gjerësisht në të gjithë botën.