“Ai njeri e kishte planifikuar krimin” Rrëfimi i ndjerë i motrës së shqiptarit, familja e tij u shua në Greqi

 “Ai njeri e kishte planifikuar krimin” Rrëfimi i ndjerë i motrës së shqiptarit, familja e tij u shua në Greqi

Pak ditë më parë, veprimet e një 60 vjeçari nga Greqia do të trondisnin mbarë opinionin publik në vendin fqinj e më gjerë. Me gjakftohtësi ai do të hynte në banesën e një familje shqiptare duke i marrë jetën çiftit dhe dy fëmijëve të tyre, në moshë fare të vogël.

Autori u arrestua dhe rezultoi të ishte pronari i shtëpisë ku jetonte me qira shqiptari me familjen e tij. Këtë të mërkurë për News24, motra e Armandos ka dhënë një rrëfim të ndjerë për të vëllanë dhe tragjedinë. Ajo tregoi se fillimisht i kishin thënë se i vëllai kishte pësuar aksident.

“Vëllai më merrte çdo ditë në telefon se jam shtatzënë dhe ai ishte i shqetësuar si po ecte. Herën e fundit fola në një mars. Sa bëra ekon për bebin dhe i thashë si dola. E mora në telefon në datën 2. E kishe marrë mami në internet po se kapte dot dhe u shqetësua më tha merre. E mora unë dhe mu përgjigj Maria. Më tha Mandi shkoi në supermarket. Ai kishte pasur dhe vizitë te doktori për mushkëritë, por mjeku nuk kishte ardhur dhe e kishte shtyrë vizitën. Dëgjova vetëm të kolliturën e tij. Të nesërmen më mori xhaxhai në telefon dhe më tha s’po lidhem dot me Mandin. I shkrova në whats’up po s’mu përgjigj. Pastaj më mori mami dhe ajo më tha se nuk flet dot me Mandin. Se kishte parë lajmet për një familje shqiptare të vrarë dhe ishte shqetësuar. Aty kuptova se diçka nuk shkonte. Nisëm telefonatat. Mami është me zemër. Ndërsa unë mora qetësues. Pastaj njerëzit më thanë vëllai të ka bërë aksident. Pastaj më thonë kanë vdekur fëmijët. Dhe në fund mora vesh të vërtetën se të katërt ishin vrarë. Jemi të shokuar. Mandi ishte djalë i vetëm. Kishim marrëdhënie shumë të ngushtë. Nuk ka ngushëllim për prindërit.

Motra e Armandit tregoi se debati mes të vëllait dhe autorit të krimit, pronarit të shtëpisë, ka qenë për dritat dhe jo se ata i kishin para borxh.

“Në shtator unë kam qenë në atë shtëpi ku ndodhi ngjarja. Kushtet nuk ishin të mira, por vetëm vëllai punonte dhe s’kishte mundësi. Ata kishin një vit e 8 muaj që jetonin aty. Ishin me kontratë qiraje. Vëllai e paguante rregullisht mund ta vononte dy ose 3 ditë por vetëm kaq. Me pronarin kanë pasur debate për amortizimin e dritareve dhe rrjetit elektrik dhe hidraulik. Vëllai ankohej shpesh se pronari nuk e ndihmonte. Në 28 shkurt mbaronte kontrata e qirasë dhe Mandi i kërkoi disa ditë kohë derisa të gjente një shtëpi tjetër.

Autori ka bërë një vrasje të planifikuar. I vrau dhe përgatiti dhe vendin ku do t’i groposte. Priti kur Armando të ishte në shtëpi dhe fëmijët të flinin për t’i vrarë të gjithë. Maria ka pasur konflikte me mamanë e autorit. Maria nderte rrobat në tel mamaja e autorit ia hidhte në tokë ose ia bënte pis. Nuk duronte fëmijët kur qanin ose luanin në ballkon. Mamaja e autorit i shtynte fëmijët e vegjël.”, tha motra e viktimës në emisionin ‘Zemër të Hapur’