“Hera e parë që përqafoj nipat” Video prekëse, lotët e një të moshuari të paralizuar

 “Hera e parë që përqafoj nipat” Video prekëse, lotët e një të moshuari të paralizuar

8 vite më parë ky burrë në moshë pësoi një goditje në tru, e cila ia ndryshoi tërësisht jetën. Gjithçka ndryshoi e ndër të tjera, aftësia e tij për të lëvizur njërin krah, i cili iu paralizua tërësisht.

Sot Kevini ecën me një shkop me vete dhe kujton në lot se kur nipat e tij i vinin në shtëpi, s’mund t’i përqafonte dot me të dyja krahët. Në kushtet e tij të vështira të jetesës, përqafimi i nipave ishte diçka e madhe për të.

“Shumë më kishte marrë malli të përqafoja fëmijët, me të dyja krahët. Kur i përqafoja me njërin krah, më dukej si jo e vërtetë”-tregon i moshuari.

Por e bija e të moshuarit, së bashku me koleget e saj vendosën të krijojnë një lidhëse për duart e Kevinit, që ai të mund t’I bashkonte krahët.

Kjo është hera e parë që gjyshi përqafon  nipat, ashtu siç ai kërkonte, me të dyja duart. Kevinit i rrjedhin lot, ndërsa thotë “hera e parë që mund të përqafoj nipat e mi”