Gjykata e lë në burg për vrasjen e dy grave në Devoll, çfarë tha 36 vjeçari në seancën gjyqësore

 Gjykata e lë në burg për vrasjen e dy grave në Devoll, çfarë tha 36 vjeçari në seancën gjyqësore

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë (burg) për 36 vjeçarin Ali Zili, i cili pak ditë më parë i mori jetën dy grave në moshë në fshatin Progër (Devoll).

Gjatë seancës gjyqësore, 36 vjeçari u justifikua sërish, duke thënë se dy gratë (nusja me vjehrrën) i kishin para borxh. Kësaj here Zili deklaroi gjithashtu se ishte edhe i dehur në momentin që ka hyrë në banesën e grave.

“Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur, vajta tu kërkoja lekë ato më thanë s’ti japim. S’mbaj mend se kisha pirë alkool”– u shpreh ai në gjykatë.

Familjarët i hodhën poshtë pretendimet e 36 vjeçarit dhe e akuzuan këtë të fundit se hyri në banesën e dy grave në moshë për të vjedhur.

Mëse 24 orë e fshehu krimin autori, ndërsa ngjarjen e zbuloi një fqinje e dy viktimave rastësisht.

Çfarë tha avokati mbrojtës i 36 vjeçarit:

“Gjykata ka kërkuar masën e arrestit me burg, duke u nisur nga fakti i veprës tejet të rëndë. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi të hetimeve, një inspektim psikiatriko-ligjor, për të përcaktuar nëse ky person ka pasur apo jo çrregullime mendore gjatë kryerjes së veprës penale.

Për momentin nuk është i kartelizuar, ka dhënë sqarimet e sakta, edhe kur është pyetur në cilësinë e personit në hetim. Dënimi parashikon deri në burgim të përjetshëm, autori e ka pranuar veprën penale, duke thënë se viktimat i kishin një borxh për 6 mijë lekë të reja, që nuk ja kanë shlyer për drutë”, tha avokati mbrojtës i Zilit.