“Me rrezik, por kemi shpëtuar jetë” 20 vitet e punës për të hequr minat nga dheu i Kosovës

 “Me rrezik, por kemi shpëtuar jetë” 20 vitet e punës për të hequr minat nga dheu i Kosovës

Mbi 100 jetë kanë humbur në Kosovë prej minave. Qindra të tjerë janë plagosur.

Qendra Ndërkombëtare e Gjenevës për Çmimin Humanitar (GICHD) ka përcjellë një kronikë për gratë e Kosovës që kanë shërbyer përgjatë viteve për të hequr minat.

Për herë të parë, gratë u rekrutuan në vitin 1999, një moment historik që u hapi rrugën rritjes së aksesit në punësim grave të Kosovës.

Dhjetëra gra punuan përgjatë 20 viteve të fundit, për të hequr nga dheu i Kosovës minat, duke shpëtuar kështu jetë njerëzore. Si 20 vite më parë edhe sot plot gra punojnë në ekipet e çminimit në Kosovë.

Shikoni videon e mëposhtme