Dy vite kursime për ta blerë këtë makinë, 17 vjeçari ia dhuron burrit që i kishte humbur të gjitha

 Dy vite kursime për ta blerë këtë makinë, 17 vjeçari ia dhuron burrit që i kishte humbur të gjitha

“Për shumëkënd kjo (dhuratë) mund të duket diçka e vogël, por për Dilanin është një bekim i madh, një gjest për të cilin ai do të jetë përherë mirënjohës”

Gjesti bamirës i një 17 vjeçari ka mallëngjyer në lot një burrë, i zhytur në disa ditë të errëta.

Që prej shkurtit kur disa përmbytje të fuqishme e lanë  në mes të katër rrugëve, Dilan Simpson ia kishte dalë duke fjetur nëpër shtëpitë e miqve të tij, që i kishin hapur derën në momentet më të vështira të jetës.

Dilani i kishte humbur të gjitha për shkak të përmbytjeve. Kurrë nuk e kishte menduar se 950 kilometra larg qytezës ku jetonte, do të ishte një 17 vjeçar që do ta ndihmonte.

Herri Lexher, udhëtoi 950 kilometra nga qyteti i tij me një makinë ‘Nissan’, mjet për të cilin ai vetë kishte kursyer për dy vite që të mund ta blinte. Herri shkoi në zonat e përmbytura me qëllimin për të ndihmuar. Atje ai u takua me një grua, nënë e katër fëmijëve dhe mike e vjetër e të atit. Kjo e fundit dy muajt e fundit i kishte kaluar duke i dalë në ndihmë njerëzve që humbën shumëçka prej përmbytjeve. Me ndihmën e saj, Herri shkoi në punën e Dilanit dhe i dha çelësat e makinës së tij në dorë. I mbetur pa fjalë, Dilan shpërthen në lot.

“Dy ditë kanë kaluar, dhe Dilani është ende i mbushur nga emocionet. Ishte një ndjesi shumë e bukur të organizoje një surprizë të tillë, pasi Dilani ka hequr shumë. Për shumëkënd kjo (dhuratë) mund të duket diçka e vogël, por për Dilanin është një bekim i madh, një gjest për të cilin ai do të jetë përherë mirënjohës”-tregoi Natasha, nënë e 4 fëmijëve.

,

Herri udhëtoi me prindërit e të motrën në zonat e prekura nga përmbyjet dhe ndihmuan njerëzit për të pastruar rrënojat, madje dhuruan dhe një sasi parash e sendesh.

Ngjarja ndodhi në Australi dhe u raportua gjerësisht në median e huaj