E bija ishte operuar tre herë në zemër… çfarë bën i ati, që vajza të mos mërzitej

 E bija ishte operuar tre herë në zemër… çfarë bën i ati, që vajza të mos mërzitej

Kur Lauren ishte 33 javëshe, një vizitë tek doktori nxorri në pah se vajza e saj kishte disa probleme. Pas disa analizave më të hollësishme, doktori i tha nënës.

“Vajza jote nuk do të vijë dot në shtëpi, pa bërë fillimisht një operacion në zemër, kur të lindë”.

Ashtu ndodhi. Lauren solli në jetë Bekin, por fatkeqësisht vogëlushja u operua jo një, por tre herë ende pa i bërë 1 vjeç. Ndërhyrja e parë u krye tre ditë pasi Beki erdhi në këtë botë, kur zemra e kësaj vogëlusheje nuk ishte më e madhe se një kokërr arre.

Doktorët u dëtyruan të ndërhyrje edhe dy herë të tjera, ndërsa në trupin e vajzës mbeti një shenjë e dukshme e operimeve. Me kalimin e viteve shenja u zbeh, por sërish ishte aty. Beki kishte nisur të pyeste nënën e babain se përse ishte kjo shenjë në trupin e saj.

Prindërit ia kishin shpjeguar se shenja ishte bërë sepse doktorët i rregulluan zemrën kur ishte shumë e vogël.

“Mundohemi t’i themi ndonjëherë se ajo ka zemër të veçantë e jo një zemër të sëmurë”-tregoi nëna e Bekit, e cila tashmë është 4 vjeçe.

Por duket se babai i Bekit, nuk është mjaftuar me fjalët.

“Në kokë më shkonte ideja se teksa ajo rritet, do ta kuptojë edhe më shumë se përse e ka atë shenjë. Mendova ta ndihmoj time bijë, që ajo të mos ndihet e vetme…kur shkova të bëj tatuazhin, tatuisti më tha, a je i sigurt, sepse do të të dhembë, po bëjmë tatuazh shumë pranë kockës”-tregon babai i vogëlushes, i cili kurrë nuk kishte bërë ndonjë tatuazh në trup.

Babai hodhi një foto me të bijën në rrjetin social, e pikërisht kjo foto u bë virale në rrjet. Por edhe më virale ishte përgjigja e 4 vjeçares, që kur pa ‘shenjën’ e të atit, i tha atij “Babi po ti pse po më kopjon mua”