E deportuan në muajin e fundit të shtatzanisë, gruaja shqiptare fiton gjyqin me Islandën

 E deportuan në muajin e fundit të shtatzanisë, gruaja shqiptare fiton gjyqin me Islandën

Shteti i Islandës ka paguar dëmet e shkaktuara në adresë të një gruaje shqiptare azilante, e cila u deportua nga vendi në muajin e saj të nëntë të shtatzanisë. Gruaja u deportua në nëntor të vitit 2019, në atë kohë 26 vjeçare, së bashku me të birin dhe djalin dy vjeçar.

Vendimi për deportim u mor nga autoritetet shtetërore, pavarësisht faktit se ajo kishte një certifikatë mjekësore që vërtetonte se një udhëtim i gjatë me avion do të ishte i rrezikshëm për të.

Në atë kohë vendimi për largimin e familjes shqiptare solli mjaft debate në Islandë, ndërsa një organizatash protestuan ndaj qeverisë.

Avokatja e gruas, i tha medias lokale se klientja e saj ndihej e lehtësuar nga vendimi i drejtësisë dhe shpresonte se të tilla ngjarje nuk do të përsëriteshin tek të tjera gra shtatzëna, duke vënë në rrezik jetën e tyre e të foshnjeve.

Pavarësisht se gruaja shqiptare kishte certifikatë mjekësore, policia e largoi duke përpiluar një tjetër certifikatë, e bërë nga një doktor që nuk e kishte takuar apo vizituar gruan asnjëherë.

Pas deportimit pati një protestim dhe debat në opinionin publik, çka bëri që çështja të shkojë në gjykatë. Shteti i Islandës ka pranuar përgjegjësinë në këtë rast. Avokatja nuk e tregoi shumën që përfitoi gruaja nga fitimi i gjyqit.

“Incidenti shpresoj do të bëjë autoritetet të reflektojnë dhe të sigurojnë një trajtim human për ata që aplikojnë për azil në Islandë. Duket sikur ne harrojmë ndonjëherë, se ata janë njerëz, njelloj si ne dhe që kanë nevojë për ndihmë”-tha avokatja.