Tiranë, babai falenderon zjarrfikësin që i shpëtoi dy vajzat e mitura

 Tiranë, babai falenderon zjarrfikësin që i shpëtoi dy vajzat e mitura

Pak ditë më parë një pallat në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë u përfshi nga flakët e tymi. Shumë prej banorëve mbetën të bllokuar prej tymit që e bënte thuajse të pamundur largimin e sigurt nga godina përmes shkallëve.

Një ndër dy personat që u shpëtuan nga rreziku prej zjarrfikësve, ishin dy vajza të mitura, që kishin mbetur të bllokuara në katin e shtatë. Babai i dy të miturave ka falenderuar publikisht zjarrfikësin i cili bëri të mundur shpëtimin e tyre. Ai u ngjit me shkallët e zjarrfikëses 7-të kate, për të shpëtuar vajzat.

Babai i dy vajzave e ka gjetur zjarrfikësin dhe së bashku me vajzat e ka falenderuar për punën e tij.

 “Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”-ka shkruar babai krah fotos.