E gjejnë pas 4 ditësh kërkime! Kjo është vajza 2 vjeçe, e cila mbijetoi mrekullisht e vetme në pyll

 E gjejnë pas 4 ditësh kërkime! Kjo është vajza 2 vjeçe, e cila mbijetoi mrekullisht e vetme në pyll

Është veçse 22 muajshe, ende nuk i ka mbushur dy vjeç. 3 netë i kaloi e vetme në pyll. Një moment ka mjaftuar dhe vajza është larguar nga sytë e prindërve. Ka hyrë në pyll e nuk u gjet për afro 4 ditë.

500 vetë u mblodhën për të kërkuar vogëlushen dhe pas 4 ditësh, arritën ta gjejnë. Grupi që e gjeti tregoi për median se vajza ishte mirë e se madje i kishte thënë atyre ‘unë jam princeshë’. Pa ujë apo ushqim, në mes të pyllit, mrekullisht Liuda arriti të mbijetojë me vetëm disa lëndime nga pickimet e shumta që kishte marrë nga insektet.

Ngjarja ndodhi në Rusi, ndërsa më poshtë gjeni pamjet kur një prej personave të ekipit të shpëtimit gjen vogëlushen dhe e merr në krahë për t’ja dërguar mamasë së saj. Videon e gjeni këtu