Masa e gjykatës, burg për Dardan Krivaqën! Sa vite rrezikon i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares

 Masa e gjykatës, burg për Dardan Krivaqën! Sa vite rrezikon i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares

Gjykata themelore e Ferizajt ka dhënë masën e sigurisë me 30 ditë burgim për Dardan Krivaqën, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani.

Vendimi është vonuar për 29 vjeçarin, pasi ky i fundit nuk u ndje mirë gjatë seancës gjyqësorë (pësoi gjendje të fikëti). Pavarësisht, mjekët konstatuan se seanca do të mund të vijonte normalisht (seanca u ndërpre për disa minuta).

Avokati mbrojtës i të akuzuarit, Admir Salihu, tregoi se Dardani nuk ka folur, madje as me të si avokati i tij. Në një prononcim për median në Kosovë, avokati u shpreh:

“Klienti im nuk ka deklaruar asgjë. As me mua nuk ka folur. Në këtë fazë është mbrojtur në heshtje. Kurrgjë s’ka folë. As mua nuk më ka dhënë autorizim që të flasë për të. E ka shfrytëzuar të drejtën me u mbrojtë në heshtje”, tha Salihu për median në Kosovë.

Ai tregoi se Dardan Krivaqa nuk e ka kundërshtuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

“Nuk e ka kundërshtuar paraburgimin. Çështjet tjera vijnë me kalimin e kohës”, tha avokati.

Por sa vite burg rrezikon Dardan Krivaqa, nëse gjykata e shpall fajtor?

Sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, i riu mund të dënohet nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm. Në kushtet kur do të zbardhet e gjithë dinamika e vrasjes së 18 vjeçares e mënyra sesi asaj iu mor jeta, atëherë do të jetë e qartë edhe më tej sesa vite burg mund të marrë i dyshuari kryesor i ngjarjes.

Por deri në atë pikë, mbetet për t’u parë ligji. Sipas njohësit të siogurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, dënimi mund të jetë i rëndë, njëlloj si vepra e kryer ndaj të ndjerës.

“…kjo vepër penale, në Kodin Penal është e përshkruar. Privimi i jetës nga motive dinake apo mizore, pra janë 12 raste sipas mënyrës së kryerjes së veprës. Për vepra penale kundër jetës dhe trupit në Kodin Penal parashihet dënimi jo më pak se 10 vjet deri tek dënim i përjetshëm. Kjo parashihet me Kodin Penal, e përafërsisht edhe ky rast është një nga ato vepra dënim ky që mund të përfillet,”- tha Ibishi për median në Kosovë.