Politraumë, thyerje gjymtyrësh! Çfarë tregon certifikata e autopsisë për vdekjen e 18 vjeçares nga Kosova

 Politraumë, thyerje gjymtyrësh! Çfarë tregon certifikata e autopsisë për vdekjen e 18 vjeçares nga Kosova

Kanë dalë disa detaje në lidhje me shkakun e vdekjes së Marigona Osmanit, 18 vjeçares e cila u rrah për vdekje nga Dardan Krivaqa, i shoqi prej disa muajsh i të ndjerës.

Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, tregoi për Klan Kosova, se ka dalë certifikata e autopsisë për të ndjerën. Autopsia e plotë (raporti) ende nuk është zbardhur, por certifikata, e cila i dërgohet familjes, tashmë është përpiluar. Në të, njofton Balaj, flitet për politraumë, si shkaku i vdekjes së 18 vjeçares.

”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”.

Por çka do të thotë saktësisht politrauma, Balaj shpjegon:

”Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”.