E pa në rrugë dhe e qëlloi! 37 vjeçarja shqiptare humb jetën, shkonte të merrte fëmijën në shkollë

 E pa në rrugë dhe e qëlloi! 37 vjeçarja shqiptare humb jetën, shkonte të merrte fëmijën në shkollë

Po dilte nga shtëpia për të marrë fëmijën nga shkolla. Por fatkeqësisht për Brunildën do të ishte dita e fundit e jetës së saj, kjo pasi një person i panjohur e goditi disa here më thikë. Nuk kishte patur asnjë arsye, asnjë motiv për të kryer krimin, ashtu siç kanë zbuluar këtë të enjte mediat italiane.

Brunilda Halla ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve serioze që mori në kurriz, qafë  e në shpatulla.

Autoritetet arritën ta zbulojnë autorin, i cili menjëherë pas krimit kishte hedhur armën e ndërruar bluzën që mbante veshur. Por kamerat e sigurisë (6 të tilla) dhe bashkëpunimi i qytetarëve, bënë të mundur identifikimin e tij. Ishte një 28 vjeçar italian. I riu fillimisht mohoi krimin, por më tutje pranoi gjithçka para hetuesve dhe avokatit të tij mbrojtës.

Siç theksojnë mediat në Itali, 28 vjeçari kreu veprime “të improvizuara e të pamotivuara”. Ai ishte duke kaluar rrugën në momentin kur me bisht të syrit sheh 37 vjeçaren që po dilte nga shtëpia drejt rrugës. Është kthyer pas dhe duke qëndruar prapa saj e ka goditur me thikë disa herë, në shpinë, qafë e shpatull. Më pas ka vrapuar, pa e kthyer kokën për asnjë moment prapa.

Media italiane shkruan se me gjasë kemi të bëjmë me një person me probleme të shëndetit mendor i cili mund të ketë pësuar një raptus (krizë psikike).

 “(Autori) Është një njeri problematik, nuk kemi gjetur asnjë kontakt mes viktimës e atij”- shpjegoi një prej zyrtarëve të akuzës në Ragusa.

Njëlloj dhe policia lokale, në kërkim për të gjetur lidhje, nuk ka zbuluar asnjë të tillë mes 37 vjeçares së ndjerë dhe autorit të krimit.