Një mërgimtar shqiptar është ai që lumturoi me shtëpi të re, një nënë me të  birin jetim

 Një mërgimtar shqiptar është ai që lumturoi me shtëpi të re, një nënë me të  birin jetim

Fatmiri me të ëmën u lumturuan me një shtëpi të re, duke u larguar kësisoj nga kushtet skamnore ku jetonin. I rritur jetim dhe në vështirësi të mëdha ekonomike, Fatmiri 14 vjeçar tashmë do të mund të shkojë në shkollë pa patur nevojën për të udhëtuar për orë të tëra në mes të maleve e pyjeve. Do të mund të jetojë në një shtëpi me të gjitha kushtet, kjo falë një bamirësi që jeton në emigrim.

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” Elvis Naçi bëri publike disa detaje, të shqiptarit zemërmirë, që u bë shkas për lumturimin e jetimit 14 vjeçar dhe nënës së tij.

Elvisi: Sa shkon shprehja, kush e gëzon jetimin, e gëzoftë i madhi Zot. Është fjalë e pareshtur. Kjo vepër e mirë ka një autor. Një vëlla nga Kalaja e Dodës, një vëllai i ynë shqiptar që jeton në Angli. Ajazi kishte dëshirë të dhuronte një shtëpi. Ai u bë sebep bashkë me familjen e tij. Më ka dërguar një mesazh Ajazi, më thotë:

“Vëlla, të falenderoj pa masë për amanetin që e kreve, ty dhe stafit të mrekullueshëm. Kur shikoja emisionet më parë, nuk i duroja dot ato lotë të familjarëve. Këtu më lindi dëshira që edhe unë të dhuroj për një familje.”

Ky ishte mesazhi që morëm, ndërsa kur pa këtë klip (të dhurimit të shtëpisë për Fatmirin), më ka shkruar: Vëlla, më ke gëzuar pa masë. Zoti i Gjithësisë ta shpërbleftë ty e gjithë njerëzve të mirë.

Duhet thënë, asnjëri nuk i ka paratë tepër. As Ajazi, sepse ai është një djalë që punon me djersë. Ka dashur të lumturojë një familje me jetimë dhe u bë sebep.

Sidriti: Ajazi ka bërë dy herë mirë, ka gëzuar një jetim me shtëpi dhe ka lënë një model shumë të mirë, ka hequr nga vetja e vet dhe ka gëzuar një familje.